temp image 212 temp image 212 scaled

Aeroplani nga Beogradi në Moskë kthehet për në Beograd, dyshohet për prani të zyrtarëve të lartë serbë

- Advertisement -

Aeroplani që kishte për destinacion Moskën, sonte është kthyer përsëri në Beograd.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në bord ndodheshin disa figura të rëndësishme, përfshirë kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtorin e kompanisë shtetërore ‘Srbijagas’, Dushan Bajatoviq, dhe kryetarin e Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq.

Përmes platformës FlightRadar24, është konfirmuar se aeroplani, i tipit Airbus A320 me numrin e fluturimit JU134, u kthye dhe u ul në Beograd pak para orës 22:00.

Fluturimi ishte nisur nga aeroporti ‘Nikola Tesla’ në Beograd në orën 18:25.

I njëjti aeroplan arriti në jug të Lituanisë në orën 18:48, por më pas ndryshoi drejtimin dhe u kthye për në Beograd.

Sipas burimeve, urdhri për kthim ishte dhënë për arsye sigurie, dhe ishte lëshuar nga drejtori i sigurisë korporative të aeroportit.

Në bord, sipas këtyre burimeve, ndodheshin tre zyrtarët serbë.

Më herët gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, kishte postuar në rrjetin social X: “Kush është ai që sonte po ikën drejt Moskës me fluturimin e orës 18:30?”

- Advertisement -