Sot është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm në këtë seancë, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Ky zhvillim ndodh në një periudhë tensioni mes tij dhe qeverisë, pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit.
Për më tepër, raportohet se Veliaj i ka dërguar gjykatës një letër, ku ka shprehur të gjitha qëndrimet e tij lidhur me ngjarjet e fundit dhe takimin me ministrin Gogu.
Ai ka kërkuar që trupit gjykues t’i lexohet kjo shkresë, me qëllim që të sigurohet transparenca dhe vlerësimi ligjor i saj.
Pak çaste më parë, në GJKKO është paraqitur avokati Plarent Ndreca, i cili në një komunikim të shkurtër me gazetarët tha: “Të shohim si do të shkojë procesi.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




