Inflacioni në Zvicër ka shënuar një rritje të ndjeshme në tetor, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës për ngrohje dhe karburanteve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), inflacioni vjetor arriti në 1.5 për qind, krahasuar me 1 për qind që ishte në shtator.
Rritja rezultoi më e lartë se pritjet e ekonomistëve, të cilët, sipas një ankete të agjencisë së lajmeve AWP, parashikonin një inflacion mes 1.1 dhe 1.4 për qind.
Kjo është norma më e lartë e inflacionit në vend që nga dhjetori i vitit 2023.
Gjatë fillimit të vitit 2025, inflacioni në Zvicër ishte pranë zeros, ndërsa mesatarja vjetore për këtë vit ishte 0.2 për qind, raporton Watson.
Megjithatë, pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet brenda kufijve të stabilitetit të çmimeve të përcaktuar nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), e cila konsideron të qëndrueshme një normë mes 0 dhe 2 për qind.
Produktet e naftës janë 40 për qind më të shtrenjta.




