temp image 208 temp image 208

Roli i Bashkimit Evropian në Ballkan: Enver Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin

- Advertisement -

Ish-krydiplomati Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin.

Ai theksoi nevojën për një angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan.

Në një postim në Facebook, ku ndau edhe fotografi nga paneli, Hoxhaj shprehu shqetësimin se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po ndodhin në një periudhë pasigurie dhe ndryshimesh të thella në rendin botëror. “Theksova se po jetojmë ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë”, shkroi ai.

Sipas Hoxhajt, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të BE-së në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe fushën e sigurisë.

Në këtë debat, Hoxhaj ishte i pranishëm së bashku me gjenerallejtënant Iulian Berdila, zëvendësshef i Mbrojtjes për Operacione dhe Trajnim në Rumani, si dhe gjenerallejtënant Nuno Lemos Pires, drejtor i Politikës Kombëtare të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Portugalisë.

Paneli u moderua nga Javier Colomina, përfaqësues i posaçëm i NATO-s për Fqinjësinë Jugore.

Hoxhaj nënvizoi se për Kosovën dhe rajonin, prania dhe angazhimi afatgjatë i partnerëve euroatlantikë janë thelbësorë. “Për Kosovën dhe rajonin tonë, angazhimi i qëndrueshëm i BE-së dhe NATO-s mbetet jetik për paqen dhe të ardhmen euroatlantike”, theksoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -