Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë realizuar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet me helikopterë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim përfshiu procedurat e bartjes, zbritjes dhe ngritjes së pacientëve me helikopter.
KFOR-i njoftoi se ky trajnim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit, sigurisë së aviacionit dhe gatishmërisë mjekësore, për të siguruar një trajtim efektiv nga vendi i lëndimit deri te nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor.
Misioni i KFOR-it theksoi se mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




