UEFA ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e kësaj jave për të nderuar sulmuesin e Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili humbi jetën të martën në moshën 30 vjeçare.
Nderimi do të zhvillohet gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të martën dhe të mërkurën, si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës të enjten.
Në një deklaratë, UEFA shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjen, miqtë dhe shokët e ekipit të tij në këtë moment të jashtëzakonshëm të vështirë. “Komuniteti evropian i futbollit po vajton humbjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda.
I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe shokëve të ekipit të tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”. “Një moment heshtjeje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë në kujtim të tij”, shkruan në postimin e UEFA-s.




