Astronauti amerikan Anil Menon ka ushtruar të drejtën e tij të votës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke treguar se edhe distanca prej qindra kilometrash nga Toka nuk është pengesë për të marrë pjesë në proceset demokratike.
Menon, i cili ndodhet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokë, së bashku me dy shtetas të tjerë amerikanë që janë pjesë e ekuipazhit, ka plotësuar fletëvotimet në mënyrë elektronike dhe më pas i ka dërguar ato në mënyrë të sigurt te autoritetet përkatëse zgjedhore.




