temp image 66 temp image 66

Anjeza nga Big Brother VIP Kosova 5: Shqetësimet për Afrimitetet me Djemtë në Shtëpi

- Advertisement -

Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza, ka biseduar me banoren tjetër, Beharen, rreth marrëdhënieve të saj me banorët meshkuj brenda shtëpisë.

Ajo ka shprehur shqetësimin se si këto afrimitete mund të interpretohen nga partneri i saj jashtë.

Anjeza u shpreh se ndihet në siklet kur partneri i saj e sheh duke komunikuar me Akilin apo Fuegon, sidomos sepse, sipas saj, Akili ndonjëherë ka sjellje provokuese. “Për shoqërinë tem me Sharrin, diqysh na jena nonstop treshe, Sharri, Antoneta.

S’menoj që dyshon… Kur më sheh mu t’u komuniku me Akilin, Fuegon, se edhe Akili pak provokues…”, tha Anjeza.

Ajo theksoi se e njeh mirë partnerin e saj dhe mendon se ai mund të shqetësohet edhe nga afrimiteti i thjeshtë me ndonjë djalë brenda shtëpisë. “Unë e njoh burrin tem, e njoh edhe e di, veç pse rri afër me dikon, tutet mos po ndodh najsen me mu sa t’jom mrena qitu”, deklaroi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -