Banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza, ka shprehur mendimin e saj mbi sjelljen e disa banorëve brenda shtëpisë.
Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për dy prej tyre, Nichin dhe Fuegon.
Anjeza tha se Nichin e kishte njohur si burrë dhe reper të fortë, duke pritur që ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni. “Nichin e kam njoftë për burrë, e kam njoftë për reper të fortë.
Kam thanë, Nichi nëse hyn në Big Brother ka me kallë… Çka bën Nichi?
Tutet…”, u shpreh Anjeza.
Kritika e saj nuk u ndal me kaq.
Anjeza foli edhe për Fuegon, për të cilin tha se e njeh prej shumë kohësh. “Fuegon e kam njoftë shumë moti, po ashtu kogja burrë. Çka bën Fuego?
Nën krahët e Bejtës”, deklaroi ajo.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




