Këngëtari i njohur me emrin artistik Bejta ka hyrë në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP Kosova, duke u bashkuar në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Para se të hynte në këtë spektakël, Bejta ndau me ndjekësit emrin e tij të vërtetë, pasi deri tani ai ishte njohur kryesisht me emrin artistik.
Në një postim në Instagram, ai zbuloi se emri i tij i vërtetë është Daors.
Përveç këtij njoftimi, Bejta njoftoi gjithashtu publikimin e një EP-je, të titulluar me emrin e tij të vërtetë, “DAORS”.
EP-ja përmban katër këngë, nga të cilat tri janë tashmë të publikuara, ndërsa kënga e katërt pritet të dalë në një moment të përshtatshëm. “Pa ju, unë, Bejta, nuk do të isha ky që jam sot.
Më pranuat ndryshe, më pranuat ashtu siç jam, origjinal dhe pa filtra.
E për këtë, ju jam mirënjohës gjithmonë.
Pikërisht për këtë arsye, prej sonte do të më njihni edhe me emrin tim të vërtetë: DAORS”, ka shkruar ai. “DAORS quhet edhe dhurata ime për ju, para se të hyj në shtëpinë më të madhe në Shqiptari.
Një EP me 4 këngë, ku secila ka një pjesë nga shpirti im”. “Bejta është ai që njihni.
DAORS është ai që do ta zbuloni”, theksoi ai.
Bejta, i cili fitoi popullaritet të gjerë me hitin “Lule”, është gjithashtu i njohur për stilin e tij karakteristik që e dallon sa herë shfaqet në publik.
Një detaj që bie në sy është mbajtja e syzeve, të cilat janë bërë një pjesë e pandashme e paraqitjes së tij, edhe në BBVK.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




