temp image 14 temp image 14 scaled

Debati Mes Akilit dhe Zojës Nushi: Ironi dhe Transmetime Live në TikTok

- Advertisement -

Akili dhe Zoja Nushi kanë pasur një përplasje interesante ditën e djeshme, ku ndanë ironitë dhe deklaratat ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë debatit, Akili iu drejtua Zojës duke i thënë se e kishte parë në transmetime live në TikTok dhe se e dinte se kush ishte. “Të kam pa live në TikTok, e di kush je”, i tha ai.

Ndërkohë, Zoja kërkoi të dinte se çfarë kishte parë konkretisht në këto transmetime. “Edhe çka ke pa live në TikTok?”, e pyeti ajo.

Akili vazhdoi të elaboronte përgjigjen e tij, duke përmendur edhe intervistat që Zoja kishte realizuar gjatë kohës së saj në televizion.

Megjithatë, në përgjigjen e tij u vërejtën disa doza ironie. “Të kam pa live, intervista, biseda që ke ba me të ftuar.

Kur se din ti, ku e di unë.

M’i kujto pak se kam harru… po i kam pa moj une te ndjeki, jam fans i yti, une vdes për ty moj, ti je legjendë, une te kam pa kur ke ba intervista në rrugë kur ke bo voxa”, i tha Akili.

Nga ana tjetër, Zoja sqaroi se intervistat e përmendura i kishte realizuar gjatë kohës kur punonte në televizion, por ajo insistoi për një përgjigje konkrete lidhur me deklaratën e tij për transmetimet live. “Po më intereson me ditë çka ke pa në live?”, e pyeti ajo sërish.

Në fund, Akili sqaroi se e kishte parë në një transmetim live, ku Zoja kishte hyrë për të folur rreth një produkti për fytyrën. “Live te kam pa kur ke hy edh eke fol për një produkt të fytyrës”, u shpreh ai.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -