Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje të rëndësishme, ku fokusimi kryesor do të jetë në Podujevë në derbin e javës.
Pas ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Drenicës, e cila u mbyll me një fitore të thellë për therandasit 4-0, elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy përballje të rëndësishme.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi pret Prishtinën në një përballje që gjithmonë sjell rivalitet dhe interes të madh.
Të dy skuadrat do të përpiqen të fitojnë pikë të rëndësishme, duke bërë që dueli në Podujevë të jetë kryendeshja e ditës.
Në ndeshjen tjetër, Drita do të përballet me Vushtrrinë.
Gjilanasit do të shfrytëzojnë fushën vendase dhe formën e tyre të mirë për të vazhduar me fitore, ndërsa Vushtrria do të kërkojë të japë maksimumin në një udhëtim të vështirë.
Të dyja ndeshjet e sotme pritet të fillojnë në orën 13:00.
