- Advertisement -
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën dje në Vitomiricë të Pejës.
Ky moment nderimi është zgjeruar për të gjitha gratë që janë vrarë nga partnerët apo anëtarët e tjerë të familjes.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje si shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
- Advertisement -
