Showbiz

Harry Styles i acaruar nga një fans në New York

Harry Styles është fotografuar gjatë një shëtitjeje në New York, ku u pa duke diskutuar me një person që i kërkonte autografe.

Këngëtari 32-vjeçar dukej i acaruar, ndërsa ky person e ndoqi për disa blloqe me një grumbull pllakash që kërkonte t’i firmoste.

Në një moment, truprojë e Styles iu afrua një makine policie për të shpjeguar situatën, por autoritetet nuk ndërhynë.


- Advertisement -

Këngëtari, i cili mbante kapelë gri dhe syze dielli, vazhdoi rrugën pavarësisht përplasjes.

Kjo ngjarje vjen pas një interviste për revistën Rolling Stone, ku Styles foli për mënyrën se si ka ndryshuar raporti i tij me daljet në publik.

Ai tregoi se një ish-partnere shumë shoqërore e kishte ndihmuar të ndihej më i lirë për të ecur në rrugë, pa u mbyllur vazhdimisht në hotele apo në shtëpi.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -