Trepça Siguron Fitoren e Dytë në FIBA Europe Cup
Trepça ka arritur fitoren e dytë radhazi në FIBA Europe Cup, duke e mposhtur skuadrën çeke Opava me rezultatin 89-80 në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë. “Xehetarët” e nisën takimin më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultatin 17-16, por mysafirët reaguan në çerekun e dytë të cilin e fituan 23-21.
Megjithatë, skuadra mitrovicase mori sërish kontrollin e lojës pas pushimit, duke e fituar çerekun e tretë 27-22 dhe atë të fundit 22-19, për të siguruar një tjetër triumf në garat evropiane.
Jacori Payne dhe Shawn Jones ishin më efikasët te Trepça, duke shënuar nga 19 pikë secili.
Po ashtu, James Graham dha një kontribut të rëndësishëm me 14 pikë, përfshirë katër gjuajtje të sakta për tri pikë nga pesë tentime.
Nga ana tjetër, Jakub Slavik ishte më i dalluari te skuadra çeke, me 15 pikë të shënuara.
Pas tri ndeshjeve në fazën grupore, Trepça ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e tretë në grupin me gjashtë skuadra.

