Politik

Inspektorati Qendror i Punës: Kontrollet për Sigurinë në Ndërtim

Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka zbuluar parregulli në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në katër objekte ndërtimi.

Dy prej këtyre objekteve ndodhen në Gjakovë, një në Ferizaj dhe një tjetër në Gjilan.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme që garantojnë sigurinë e punëtorëve, Inspektorati ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, deri në zgjidhjen e të gjitha mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës. “Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me kontrollet në terren dhe me ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.


- Advertisement -

Njëkohësisht, Inspektorati i bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -