Tahiri: Kosova Po Pëgatitet për Apelin në Hagë për Çlirimtarët
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke u fokusuar në përgatitjet e Kosovës për procesin e Apelit në Hagë për katër çlirimtarët. “E para, shteti i Kosovës e ka përcaktuar një komision që do të merret me hartimin e strategjisë së shtetit të Kosovës, strategji e cila duhet të jetë në mbështetje të 4 çlirimtarëve që janë në Hagë.
Emrat janë vendosur, këtë javë besoj do të ketë edhe një takim, por mbi takimet është e rëndësishme të mos ketë vonesë që shteti i Kosovës të veprojë në adresimin e kësaj teme që është bukur e rëndësishme”, deklaroi ai para mediave.
Ai theksoi se “Sot është data 19, pra ka kaluar një muaj prej kur është marrë vendimi, shteti i Kosovës ende nuk ka marrë veprime të cilat ishin dashtë të jenë bazë në raport me qëndrimin e shtetit në Bruksel, Londër, Washington e kudo”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

