Sport

Presidenti i Barcelonës Beson në Të Ardhmen e Lamine Yamal

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin e tij të plotë se Lamine Yamal do të vazhdojë karrierën te katalunasit, duke theksuar se talenti i ri ndihet i dashur në klub dhe ka të gjitha kushtet për të vazhduar zhvillimin e tij.

Laporta ka larguar shqetësimet rreth të ardhmes së 19-vjeçarit, duke e cilësuar atë si një produkt të akademisë së famshme La Masia, i cili identifikohet fuqishëm me Barcelonën dhe vlerat që përfaqëson klubi. “Ne nuk jemi të shqetësuar për të ardhmen e Lamine Yamalit.

Ai është një tifoz i Barcelonës dhe një lojtar i dalë nga La Masia.


- Advertisement -

Ndihet shumë i dashur këtu dhe po zhvillohet si futbollist në këtë klub”, deklaroi Laporta.

Kreu i Barcelonës theksoi gjithashtu se klubi i vlerëson financiarisht lojtarët e tij, por nënvizoi se për të qëndruar në një ekip nuk mjaftojnë vetëm kushtet ekonomike.

Sipas tij, ndjenja e përkatësisë dhe rehatia në ambientin e klubit kanë një rëndësi të veçantë. “Barcelona i paguan mirë lojtarët e saj.

Gjithçka ka të bëjë me ndjenjën e rehatisë dhe mirënjohjen.

Përveç kësaj, jashtë Barcelonës është shumë ftohtë”, u shpreh ai.

Laporta nuk i kurseu vlerësimet për cilësitë e jashtëzakonshme të Yamalit, duke e përshkruar si një talent të rrallë, i cili ka aftësinë të dhurojë magji jo vetëm me lojën e tij, por edhe me mentalitetin që shfaq në fushë. “Lamine Yamal është gjeni.

Ai e ka atë magji që e kanë vetëm të përzgjedhurit”, deklaroi presidenti i Barcelonës.


- Advertisement -