BlogShowbiz

Rame Lahaj Hap Turneun “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Zürichu po e pret me padurim tenorin kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj.

Më 10 tetor, ai do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do të sjellin repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa qytete të diasporës.

Lahaj, i shoqëruar nga ARMA Ensemble, do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja. “PASSION & ORIGIN” është konceptuar për publikun shqiptar jashtë vendit, duke bashkuar këngën shqipe me repertorin që ka shoqëruar Lahajn gjatë karrierës së tij në skenat ndërkombëtare.


- Advertisement -

Pas koncerteve në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa priten edhe data të tjera në qytete të tjera të diasporës.

Kongresshaus Zürich – Kongresssaal Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631 Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *