BlogPolitik

Protesta ‘Jo në emrin tim’: Thirrje për lirimin e veteranëve të UÇK-së

Çlirim Haziri, organizatori i protestës ‘Jo në emrin tim’, ka shprehur mendimet e tij në një postim në Facebook, duke e cilësuar votimin e Ligjit për UÇK-në si një moment krenarie.

Megjithatë, ai theksoi se ky moment mbetet i paplotë derisa dy nga protestuesit tanë vazhdojnë të mbahen larg familjeve të tyre.

Gjatë protestave, dy qytetarë, veteranë të UÇK-së, u ndaluan.


- Advertisement -

Haziri u shpreh se “dalja e tyre në shesh nuk ishte asgjë më shumë se një shprehje e natyrshme për të mbrojtur historinë dhe vlerat për të cilat dikur ishin të gatshëm të jepnin jetën.” Ai e konsideroi të papranueshme trajtimin e tyre nga shteti, duke theksuar se “nuk është as e drejtë dhe as njerëzore që ata të trajtohen me masa kaq të ashpra nga shteti i tyre, vetëm pse ngritën zërin për dinjitetin e kombit.” Haziri kërkoi lirimin e këtyre burrave, duke theksuar se ata e kanë vendin në shtëpitë e tyre. “I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë.

Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë,” përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *