Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës: Votimi për Ligjin për Specialen
Sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rendin e ditës kryesor është votimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Specialen.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se ky komision ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Pra, ia rekomandoj Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin në pajtim me rregullat e aplikueshme të këtij institucioni”, shprehu Qorrolli.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

