Rame Lahaj: Koncerti i Madh në Zvicër dhe Turneu Ndërkombëtar ‘PASSION & ORIGIN’
Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ndodhet në përgatitjet e fundit para koncertit që shënon hapjen e turneut të tij ndërkombëtar ‘PASSION & ORIGIN’.
Në datën 10 tetor, ai do të ngjitet në skenë në Kongresshaus Zürich, së bashku me ARMA Ensemble, duke sjellë një program të pasur ku repertori shqiptar përzihet me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.
Pas Zürichut, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, me mundësi që t’i shtohen edhe qytete të tjera.
Biletat për koncertin madhështor në Zvicër janë tashmë të disponueshme për t’u blerë.
Me zërin e tij të fuqishëm dhe interpretimin emocionues, Ramë Lahaj e shndërron artin në një urë që lidh talentin, pasionin dhe shpirtin shqiptar me skenat më të mëdha botërore.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

