BlogPolitik

PDK qëndron në Kuvend deri në miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të vazhdojë qëndrimin e saj në Kuvend.

Nga ky subjekt kanë theksuar se nuk do të largohet nga hapësirat e Kuvendit pa e kaluar në lexim të dytë projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Vlora Çitaku nga PDK ka theksuar se çështja e presidentit dhe ajo e projektligjit për Dhomat e Specializuara janë dy çështje të ndryshme. “PDK nuk largohet nga Kuvendi pa miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.


- Advertisement -

Ky është ligj që duhet të na bashkojë.

Nuk është ligj për kompromis. Është ligj që për secilin për ne si deputetë duhet të jetë detyrim.

U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë me ne në sallë dhe të vazhdojnë leximin e dytë. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara.

Votimi i ligjit është obligim e detyrim.

Secili prej nesh e kemi këtë detyrim. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes.

Ne jemi të interesuar që Kosova të ketë institucione.

Ligjin e kemi detyrim qytetar,” ka deklaruar ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *