Kuvendi i Kosovës Miraton Projektligjin për Gjyqtarët dhe Prokurorët
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin që ka të bëjë me rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky projektligj ka marrë mbështetje të plotë, duke u miratuar me 70 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. “Konstatoj se me 70 vota për, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin në fjalë”, deklaroi kryesuesja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

