Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kjo është pika e vetme në rendin e ditës.
Mbledhja e këtij Komisioni pritet t’i hapë rrugën për procedim të mëtejmë parlamentar të projektligjit, për të cilin Partia Demokratike shpreson që do të miratohet sot në Kuvend.
Shqyrtimi i parë i ligjit do të bëhet në seancën e orës 9:00, ku kjo çështje është pika e parë e rendit të ditës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

