BlogPolitik

Kancelari gjerman uron Kryeministrin Kurti për mandatin e ri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dje një letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e tij të ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Në letrën e tij, Merz e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen si Kryeministër, duke theksuar se pas muajve të pasigurisë politike, konfirmimi i zgjedhjes së tij krijon mundësi për zgjidhjen e çështjeve institucionale dhe avancimin e reformave. “Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta.


- Advertisement -

Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Merz.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *