BlogPolitik

Protestat e OVL-UÇK: Një Mesazh për Ndërkombëtarët

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, shprehu shqetësimin për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se organizimi i protestave ka për qëllim t’i tregojë ndërkombëtarëve se populli i Kosovës nuk e pranon atë aktgjykim.

Ai theksoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të bashkohen për të avancuar ligjin për Dhomat e Specializuara. “Ne po tentojmë me i tregu ndërkombëtarëve që nuk e pranojmë këtë vendim të padrejtë.

Nuk pajtohemi me këtë vendim, është protestë gjithëpopullore dhe tjerat protesta nuk besoj që duhet të kalojë kaq lehtë.


- Advertisement -

Qeveria dhe Parlamenti duhet të ulen dhe ta procedojnë ligjin për Dhomat e Specializuara sepse ditët po shkojnë, i bëjmë thirrje deputetëve që të marrin një vendim të mirë për qytetarët e Kosovës.

Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt”, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *