BlogPolitik

Motoristët e UÇK-së protestojnë në Prishtinë: Një mesazh për drejtësi

Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë arritur në Prishtinë, pas nisjes nga Vërmica, duke udhëtuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ismail Tasholli nga platforma Liria Ka Emër ka shprehur mirënjohje për motoristët për rrugën që kanë përzgjidhur. “Rrugën që e keni marrë në marshin e juaj për me e përçuar një mesazh shumë të rëndësishëm: Jo në emrin tim”, iu drejtua Tasholli motoristëve. “Kjo është motoja e secilës prej protestave tona.

Po ju shoh si ushtarë çlirimtarë, ku secili që merr pjesë në këto protesta për me e përçuar zërin tonë nuk është kurrgjo as ma shumë as ma pak se çlirimtar”.


- Advertisement -

Ai theksoi: “Sepse lufta jonë ka qenë e pastër.

Ju e dini të gjithë.

E di krejt Kosova.

E di krejt bota”.

Tasholli gjithashtu falënderoi të gjithë, përfshirë ata nga Shqipëria e vende të tjera.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *