Protestë në Hamburg për mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paralajmëruar të zhvillohet edhe në Hamburg të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të publikuar, protesta me moton “Liria ka emër – UÇK” do të mbahet më 26 shtator, nga ora 16:00 deri në 18:00, në Rathausmarkt 1, Hamburg.
Organizatorët e kanë paraqitur këtë tubim si një protestë “kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve”, duke ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen protestës.
Gjithashtu, kujtojmë se gjatë kësaj dite në disa qytete të Evropës janë paralajmëruar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së për datat 26 dhe 27 shtator.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

