BlogPolitik

Ambasadori Britanik Uron Kurtin për Qeverinë e Re në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka dërguar urimet e tij Kryeministrit Kurti për formimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi se Qeveria e 4 e udhëhequr nga Kurti është krijuar në përputhje me frymën kushtetuese.

Ai shprehu se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të bashkëpunojë me ekzekutivin e ri.

Hargreaves gjithashtu shprehu shpresën që partitë politike të arrijnë të zgjedhin presidentin e vendit përpara datës 6 tetor. “Pas ngërçit të zgjatur politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme dhe efektive, të cilat mund të punojnë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.


- Advertisement -

Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë ngushtë me Qeverinë në muajt e ardhshëm.

Shpresoj që të gjitha partitë politike tani të tregojnë një frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi për të punuar së bashku në zgjedhjen e Presidentit para 6 tetorit, duke ndihmuar Kosovën të përmbushë reformat, të shfrytëzojë mundësitë dhe të përballet me sfidat që e presin,” ka shkruar ai në Facebook.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një mik dhe partner i palëkundur i Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *