BlogPolitik

Uji nga Liqeni i Badocit i Pijshëm dhe i Sigurt për Konsum

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se, pas shqetësimeve të shprehura lidhur me cilësinë e ujit në Badoc, uji nga ky liqen është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” theksohet se analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit kanë treguar rezultate brenda standardeve për ujë të pijshëm. “Bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum njerëzor (si në ujin e trajtuar po ashtu edhe në ujin e patrajtuar në liqe).

Analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit realizohen në mënyrë të rregullt nga laboratori i akredituar i KRU ‘Prishtina’, me qëllim të monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe garantimit të sigurisë për konsumatorët.


- Advertisement -

Analizat fiziko-kimike të ujit patrajtuar (Aeratorit) dhe ujit të trajtuar të datës 21.09.2026 janë brenda standardit për ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *