BlogPolitik

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi: Presim një vendim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se pret një vendim të drejtë nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se sipas tij një vendim lirues do t’i përgjigjej drejtësisë ndërkombëtare.

Sopi ka kritikuar dëshmitë që janë paraqitur nga Serbia dhe shërbimet e saj sekrete, duke i krahasuar me dëshmitë e autoriteteve ndërkombëtare.

Duke folur për deklaratat nga Serbia lidhur me sigurinë e serbëve në Kosovë, Sopi i ka cilësuar ato si propagandë të qëllimshme.


- Advertisement -

Sipas tij, deklaratat për rrezikimin e serbëve janë pjesë e një terreni të përgatitur për secilin skenar pas vendimit të gjykatës.

Sopi ka thënë se pret që trupi gjykues të marrë një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *