BlogPolitik

Albulena Haxhiu falënderon organizatorët e Marshit për Liri në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që morën pjesë sot në Prishtinë.

Në një postim, Haxhiu ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. “Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.


- Advertisement -

Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë.

Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin.

Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *