BlogShowbiz

Prokurorët rumunë akuzojnë Andrew dhe Tristan Tate për krime të rënda: trafikim të të miturve dhe pastrim parash

Prokurorët rumunë kanë akuzuar zyrtarisht personin me ndikim kontrovers Andrew Tate për një sërë krimesh të rënda, duke përfshirë trafikimin e të miturve, pastrimin e parave, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe manipulimin e dëshmitarëve, ndërsa vëllai i tij Tristan akuzohet për bashkëpunim.

Të dy ndodhen aktualisht në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ata u arrestuan në Miami në fund të korrikut në bazë të një kërkese për ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar, ku kërkohen për akuza për përdhunim.


- Advertisement -

Edhe pse vëllezërit banonin kryesisht në Rumani që nga viti 2017, ata kanë qenë nën hetim penal në atë vend për trafikim të qenieve njerëzore që nga dhjetori i vitit 2022.

Sipas prokurorëve rumunë, vëllezërit rekrutonin viktima duke përdorur të ashtuquajturën metodë ‘loverboy’ – duke i soshur ato me premtime të rreme për një lidhje romantike ose martesë.

Pas kësaj, ata detyroheshin të prodhonin përmbajtje pornografike për kompanitë e kamerave të internetit.

Njësia e Krimit të Organizuar e Rumanisë (DIICOT) ka zbuluar detajin tronditës se një nga viktimat e Andrew Tate ishte vetëm 15 vjeç kur ai e joshi atë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012.

Më pas ai e transferoi atë në Bukuresht, ku, përveç dhunës fizike dhe kërcënimit psikologjik, ai e shfrytëzoi seksualisht, duke e detyruar të regjistronte përmbajtje pornografike.

Vëllai i tij, Tristan, u akuzua për bashkëpunim dhe përdorim të agresionit fizik kundër viktimës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *