Kuvendi i Kosovës në pritje të përfundimit të konstituimit të legjislaturës së 11-të
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish për të përfunduar konstituimin e legjislaturës së 11-të.
Kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka treguar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të mërkurën e ardhshme.
Në shoqërinë civile rikujtojnë se afati për thirrjen e kësaj seancë tashmë ka skaduar.
Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.
Marrëveshja mes LVV-së e LDK-së, që nxorri emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual është vënë në pikëpyetje, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetë të LDK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

