BlogPolitik

Aktakuza e Prokurorisë Speciale: 35 persona të akuzuar për krime lufte në Prekaz të Skenderajt

Avokatët Emrush Kastrati dhe Arbër Jashari e kanë vlerësuar si një hap të rëndësishëm për drejtësinë ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 35 personave për krime lufte kundër popullsisë civile, lidhur me ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në lagjen e Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.

Kastrati u shpreh se secila aktakuzë për krimet e luftës në Kosovë ka rëndësinë e vet, por ka veçuar aktakuzën e ngritur sot.

Ai tha se aktakuza ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërsa përgëzoi Prokurorinë Speciale për ngritjen e saj.


- Advertisement -

Në të njëjtën linjë, avokati Arbër Jashari e ka cilësuar aktakuzën si të rëndësishme për drejtësinë, pavarësisht vështirësive që mund të paraqiten për sigurimin e pranisë së të akuzuarve në procesin gjyqësor.

Ai ka thënë se aktakuza vjen në vazhdën e disa aktakuzave të ngritura për krimet e luftës dhe, sipas tij, tregon seriozitetin e organeve të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve.

Sipas tij, krimet e kryera gjatë luftës tashmë janë individualizuar përmes emrave të personave të dyshuar dhe, pavarësisht rrjedhës së procesit gjyqësor, ata nuk do të mund t’i shmangen përgjegjësisë morale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *