Parlamenti Evropian Votimi për Gjuhën Shqipe në Provimet Shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoni të Veriut
Në seancën e sotme, Parlamenti Evropian ka votuar amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet të trajtojnë me urgjencë këtë çështje dhe të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.
Protestat e studentëve nuk duhet paraqitur si lëvizje destabilizuese apo me prapavijë politike, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.
Grupi i studentëve protestues në Shkup shfaqi pakënaqësi për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe moslejimin e provimit të jurisprudencës në shqip.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info

