Labinot Haxhiu në emisionin ‘Sol’: ‘Kosova është vend i mundësive dhe dinamik!’
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Haxhiu, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Sol’.
Rikthimi i tij në Kosovë, ishte tema që ka folur përgjatë intervistës, për çka tha se kjo ka qenë gjithmonë synim i tij.
Labi theksoi se jeta në Kosovë është shumë dinamike dhe që ‘stresi’ i punës në Kosovë i pëlqen shumë. ‘Kosova është vend i mundësive, dhe ke mundësi shumë të mira nëse dëshiron me punu,’ shtoi ndër tjerash.
Labi u komentua tejet shumë gjatë qëndrimit të tij në formatin e lartpërmendur.
Më së shumti u përfol për të dashurën në Gjermani, pas një veprimi që krijoi me ish-banoren Bia Khalifa.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com

