Ramush Haradinaj kujton 27-vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës dhe falenderon SHBA-në për lirinë e Kosovës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.
Haradinaj theksoi se lufta çlirimtare e UÇK-së arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequra nga SHBA, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
Ai gjithashtu falenderoi Amerikën dhe botën demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv

