Vjosa Osmani vazhdon tubimet në disa qytete të Kosovës përpara zgjedhjeve
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot do të vazhdojë me tubime në Mitrovicë, Istog, Prishtinë e Lipjan.
Derisa i ka ftuar të bashkohen në tubime, ajo gjithashtu edhe i ka falënderuar qytetarët për siç u shpreh mbështetjen dhe motivin e dhënë. ‘Jam e bindur që me 7 qershor, së bashku me ju, do ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë dhe do t’i sjellim Kosovës edhe shumë e shumë suksese të tjera, mirupafshim,’ u shpreh Osmani.

