Sir Alex Ferguson uron presidentin e PSG-së për suksesin në Ligën e Kampionëve
Sipas L’equipe, legjenda e futbollit botëror, Sir Alex Ferguson, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, pas suksesit të klubit francez në Ligën e Kampionëve.
Ish-trajneri i Manchester United përgëzoi drejtuesin e PSG-së për arritjen e madhe, duke bërë edhe një koment me humor për kundërshtarin në finale. “Nasser, këtu Alex Ferguson.
Urime!
Ishte një mbrëmje e vështirë për ju, por luajtët kundër një skuadre të mërzitshme që vetëm mbrohej.
Shijo pushimet, i meriton”, ishte mesazhi i skocezit.

