Raportohet dëmtimi i pllakës së një varri në Matiqan të Prishtinës
Një individ ka njoftuar policinë se ka ndodhur dëmtimi i pllakës së një varri në Matiqan të Prishtinës.
Raporti policor informon se prokuroria është njoftuar dhe rasti po hetohet. ‘Ankuesi m/k ka raportuar se është dëmtuar pllaka e një varri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti nën hetime’, thuhet në raport.

