Kallas: Rusia nuk duhet të shkelë hapësirën ajrore evropiane
Në një postim në rrjetin social X, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se sulmi i dronit rus në Galati ishte shkelje e rëndë e sovranitetit.
Kallas shtoi se Rusia nuk mund të cenojë hapësirën ajrore evropiane pa ndëshkime.
Ministri të BE-së janë zotuar të rrisin presionin ndaj Rusisë dhe të investojnë në mbrojtjen e Evropës.

