Aksident fatal në Tiranë: Vetura godet motorin, 21-vjeçari humb jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku vetura ka goditur vdekje një 21-vjeçari që lëvizte me motor.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se vetura po drejtohej nga një 52-vjeçar. “Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A.
M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D.
G., rreth 21 vjeç”. “Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D.
G, ndërsa shtetasi A.
M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh

