Bisedimet SHBA-Iran, pritet të vazhdojnë edhe pas së dielës
Edhe pse bisedimet raportohet se po shkojnë mirë, nuk pritet që një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit të nënshkruhet gjatë fundjavës.
Zyrtarët amerikanë thanë se detajet e marrëveshjes janë ende në fazën e negociatave, me Irani që ka premtuar të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të asgjësojë rezervat e uraniumit të pasuruar.
Megjithatë, detajet për asgjësimin e rezervave mbeten për t’u finalizuar, shtoi zyrtari.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe koha e një moratoriumi për pasurimin e uraniumit në të ardhmen.

