Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Shteti nuk është për krejt dhe taksat përdoren për blerjen e votave
Në një postim në Facebook, Bajrami deklaroi se qytetarët e kanë kuptuar se ‘shteti nuk është për krejt’. ‘Krejt për shtetin, shteti për krejt’?
Prej kur?
Që 6 vjet që LVV është në pushtet, qytetarët e kanë parë se shteti nuk është për krejt,’ shkroi ajo.
Gjithashtu, ajo kritikoi ndarjen e shtesave nga Qeveria Kurti, duke akuzuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i përdor taksat ‘për të blerë vota’.

