Zbulohen eshtrat e dy personave të zhdukur gjatë luftës në Mitrovicë të Jugut
Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur eshtrat e të paktën dy personave të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë.
Policisë ka bërë e dije se gërmimet u kryen me urdhër gjyqësor dhe dyshohet se mbetjet mortore i përkasin personave në listën kombëtare të të zhdukurve përforcë gjatë viteve 1998-1999.
Mbetjet janë dërguar për ekzaminim në IML për identifikim përmes analizës së ADN-së.

