Tragjedi në Sarandë: Gjetur 53-vjeçari pa shenja jete në banesën e tij
Një 53-vjeçar nga Saranda është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Policia ka bërë të ditur se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

