139 raste të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë në Prishtinë janë regjistruar nga janari deri në mars.
Shifrat janë nga njësia e vaksinimit në QKMF e kryeqytetit, aty u bë imunizimi i qytetarëve si pasojë e kafshimeve nga qentë, që është tejet me rëndësi, ë të kundërten pasojat mund të jenë edhe fatale.
Pos plagëve profesionistët thonë se pacientët e tillë fitojnë edhe trauma.
Qytetarët thonë se nuk po shohin ndonjë përmirësim në largimin e qenve endacakë, as në lagjet dhe as në qendër.
Nga komuna e Prishtinës e pranojnë situatën aktuale.
Por kanë një arsyetim, duke thënë se rritja e prezencës lidhet kryesisht me zhvendosjen e qenve nga komunat tjera drejtë kryeqytetit.
Për më tepër prania e qenve endacakë vazhdon të jetë edhe në oborrin e QKUK-së.
Jo rrallë edhe profesionistët shëndetësor po e pësojnë prej tyre.
Madje për Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prishtinë u tha se situata në QKUK është serioze dhe kërkon reagim të koordinuar.
Nga komuna e Prishtinës u tha se pos trajtimi të qenve në strehimore, me përkrahje financiare, deri më tani janë adoptuar 1 mijë e 600 prej tyre.
