Në këtë ditë para dhjetë vitesh, Kosova u bë anëtarja e 55-të e UEFA-s, duke fituar pranimin me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest më 3 maj 2016.
Fadil Vokrri, ish-legjenda e futbollit dhe kreu i FFK-së në atë kohë, shprehu se anëtarësimi i Kosovës në UEFA ishte një drejtësi e vonuar, ndërsa Serbia ishte kundër kësaj vendimmarrjeje.





